Komuna e Pehçevës hedh poshtë iniciativën për ndërtimin e një qendre të të dhënave

Nga D V
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 gusht, Zhurnal.mk – Komuna e Pehçevës ka hedhur poshtë iniciativën për ndërtimin e një qendre të dhënash në fshatin Pançarevë. Nëntë këshilltarët që përbëjnë Këshillin Komunal votuan kundër, duke e refuzuar kështu këtë iniciativë unanimisht.

Iniciativa që u vu në rend dite të seancës së sotme, më parë shkaktoi reagime tek disa parti, por edhe tek eko-aktivistët.

Në mungesë të një debati publik, ata shprehën shqetësim për ndikimin e mundshëm në mjedis, pavarësisht qëndrimit të autoriteteve se ndërtimi i qendrave të të dhënave në Maqedoni është një domosdoshmëri.

Ndërtimi i qendrës së të dhënave në Pehçevë vjen pas ndryshimeve në ligjet për ndërtimin dhe planifikimin urban, të cilat u dhanë qendrave të të dhënave statusin e ndërtesave me rëndësi kombëtare.

Përveç kësaj, për ata u vendos procedurë e përshpejtuar në të cilën shqyrtimi nga ekspertët dhe anketa publike nuk janë të detyrueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër