“Shitëm gjithçka për të jetuar në një furgon”

Nga D V
319 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një çift nga Buxton, Derbyshire, ka shitur gjithçka që ka pasur për të jetuar në një furgon.

Meg Ward, nënë e një fëmije, tha se bashkë me burrin kanë shitur shtëpinë, mobilet, e gjithçka brenda saj, për të blerë një furgon e për të jetuar në të.

Bashkë me vajzën e tyre 4-vjeçare, çifti ka shëtitur thuajse tërë Evropën.

Me paratë e mbetura, dhe një pjesë që ia kanë lënë familja trashëgimi, ata synojnë vetëm të shëtisin.

“Ishte shqetësuese të shesim gjithçka. Por është ngazëlluese dhe jetë e shkëlqyeshme”, u shpreh Ward.

Por ata s’janë të vetëm!

Një jetesë e tillë është bërë trend në SHBA dhe në Australi. Madje, vitet e fundit edhe në Mbretërinë e Bashkuar ku shumë furgonë, janë kthyer në shtëpi banimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër