Konflikt mes disa personash në Tiranë, njëri prej tyre qëllon me armë, në kërkim pesë persona

Nga L. M
46 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një konflikt mes disa personash ka ndodhur në kryeqytet, teksa policia ka shpallur në kërkim disa persona.

Sherri ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, ku u qëllua me armë zjarri. Policia ka shpallur në kërkim pesë persona.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. D dhe shpallën në kërkim shtetasit R. S, R. S, F. Gj, D. D dhe R. Gj, pasi me datë 17.04.2026, dyshohet se në rrugën “Berisha” në ambientet e jashtme të lokalit të shtetasit Xh. D, ka ndodhur një konflikt mes disa shtetasve dhe njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim, dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njofton policia.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër