Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Sarandës, me pasojë një të plagosur.
Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo bën me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën ne njohur si Qafë-Gjashtë.
Në aksident janë përfshirë dy “Audi” me me drejtues Erjon Hamzaj, 40 vjeç dhe drejtuesen tjetër Albana Kuka, 38 vjec.
Si pasojë ka mbetur i plagosur 40-vjecari Erjon Hamzaj, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë në urgjencën e spitalit të Sarandës, dhe është nisur për mjekim më të specializuar drejt Spitalit Universitar të Tiranës.
Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.
