Tiranë, 7 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në sesionin e hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje që do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare
“I nderuar ministër i Drejtësisë i Republikës së Francës, zoti Darmanin, mirë se erdhët në Tiranë! Ju jemi thellësisht mirënjohës për ndihmën tuaj në rrugëtimin tonë të vështirë! Dhe në shprehje të mirënjohjes për gjithçka ju, qeveria juaj, Presidenti, po bëni për të mbështetur procesin e reformimit dhe të zbatimit të Reformës në Drejtësi, ne patëm dje kënaqësinë që të mbështesim fitoren e Paris Saint-Germain, gjë që së bashku e pritëm me shumë padurim. Kështu që nëse doni të fitoni dhe finalen hajdeni prapë në Tiranë në 30 maj”, tha Rama.
