Konjufca mirëpret vendimin e Komitetit të Rajoneve të BE-së për heqjen e fusnotës për Kosovën

Nga D. V.
740 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka mirëpritur vendimin e Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian (CoR), që në dokumentet dhe komunikimet e tij publike të ndërpritet përdorimi i emërtimit “Kosovë” me asteriks*, dhe të përdoret thjesht “Kosovë”.

Përmes një postimi në X, Konjufca tha se ky hap e përafron Komitetin me Parlamentin Evropian dhe sipas tij, pasqyron qartësi më të madhe institucionale në lidhje me perspektivën evropiane të Kosovës.Falënderime të veçanta për Gillian Coughlan, Kryetare e Grupit të Punës për Kosovën në Komitetin Evropian të Rajoneve dhe Raportuese për Zgjerimin, për mbështetjen e saj parimore dhe angazhimin e vazhdueshëm në lidhje me Kosovën”, ka shkruar ministri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër