Një grua gjeti një mesazh në xhamin e përparmë të veturës – jeta e saj u kthye menjëherë përmbys

Nga D. V.
818 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Stela Sorbetini bëri lajm pasi ndau publikisht ngjarjen në rrjetet sociale.

Ajo gjeti një mesazh të shkruar me dorë në xhamin e përparmë të veturës së saj dhe ai ndryshoi komplet jetën e saj dhe marrëdhënien me bashkëshortin.

Mesazhi ishte kaq tronditës saqë “i ngriu gjakun në venë”.

Në videot që Stela publikoi në TikTok, ajo tha se “kjo është totalisht e çmendur. Unë vij në shtëpi dhe e gjej këtë mesazh te fshesat e xhamit. Do t’ju lexoj çfarë shkruan”.

Mesazhi i panjohur i lexuar nga Stela ishte “Hej vajzë, unë nuk të njoh, por besoj se je gruaja e Aleksit. Më vjen keq, burri yt të tradhton. Më fal që po e them këtë — unë jam “tjetra grua”. Nuk e dija që ti ekzistoje derisa pash makinën tënde para banesës së tij…”

Personi anonim vazhdon të shkruajë se shihte shpesh veturën e Stelës dhe burri i saj i kishte thënë se automobili i përkiste motrës së tij të re… gjë që, sipas autorit të mesazhit, ishte gënjeshtër.

Stela thotë se ky mesazh e bëri të dyshojë për martesën e saj – ajo më vonë zbuloi se bashkëshorti kishte një llogari në Tinder, gjë që e çoi në vendimin të mendonte si të vepronte ndaj situatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër