Kontroll aksional në një objekt hotelierik në Tetovë, gjendet drogë – ndalohen dy persona

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 tetor, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se sot (23.10.2026), oficerë policie nga Departamenti i Policisë Kriminale të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë dhe ekipi mobil “Task Force” në koordinim me përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike kryen një kontroll aksional në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë.

“M.R. (48) nga Tetova u gjet para objektit dhe gjatë një kontrolli tek ai u gjet substancë pluhur e bardhë, pas së cilës ai u privua nga liria. Ndërsa, brenda objektit, tek pronari J.T. (54) nga fshati Trebosh u gjetën 15 pako me substancë pluhur të bardhë, pas së cilës edhe ai u privua nga liria”.

“Të dy u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër