KORE E VERIUT – Kim rizgjidhet sekretar i përgjithshëm i partisë në pushtet

Nga D. V.
430 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un është rizgjedhur si sekretar i përgjithshëm i partisë në Kongresin e Nëntë të Partisë së Punëtorëve të Koresë, raportoi sot agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

“Kim, të cilit iu dha për herë të parë ky titull në Kongresin e Tetë të Partisë në vitin 2021, u rizgjodh dje “në përputhje me vullnetin e palëkundur dhe dëshirën unanime të të gjithë delegatëve, miliona anëtarëve të Partisë, të gjithë popullit dhe personelit të shërbimit të Ushtrisë Popullore”, tha agjencia.

Titulli e vendos atë në krye të Partisë së Punëtorëve në pushtet të vendit.

Kim, është lideri i treti në një dinasti sundimtarësh të vendit, pas babait të tij Kim Jong Il dhe gjyshit Kim Il Sung, që ka mbajtur edhe titullin e sekretarit të përgjithshëm të partisë.

Pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011, Kim Jong Un u shpall shpejt udhëheqës suprem i ushtrisë së Koresë së Veriut, partisë dhe shtetit.

Në Kongresin e Shtatë të Partisë, 10 vjet më parë, ai u zgjodh kryetar i partisë.

Në fillim të kongresit të partisë, i cili tradicionalisht zhvillohet çdo pesë vjet, Kim tha se gjatë asaj periudhe vendi kishte kapërcyer vështirësitë dhe kishte pësuar ndryshime themelore.

KCNA citoi sot kongresin të thoshte se, nën sundimin e Kim, parandalimi i luftës i vendit me forcat bërthamore si pikëmbështetje është përmirësuar rrënjësisht.

Agjencia raportoi se rreth 5 000 kuadro të partisë po marrin pjesë në kongres.

Kim pritet gjithashtu të japë indikacione të mundshme për zgjerimin e programit të armëve bërthamore të Phenianit.

Vëzhguesit po kërkojnë gjithashtu një sinjal nga Kim për gatishmërinë për t’u angazhuar në dialog me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër