Kreu i Këshillit Presidencial të Libisë bën thirrje për një ushtri të unifikuar nën autoritet civil

Nga Xh M
830 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Libia, 1 korrik Zhurnal.mk – Kreu i Këshillit Presidencial të Libisë, Mohamed Menfi, ka bërë thirrje për unifikimin e ushtrisë kombëtare nën një komandë të përbashkët profesionale, e cila do t’i nënshtrohej autoritetit civil.

“Ka ardhur koha për t’i marrë vendimet e nevojshme për unifikimin e ushtrisë kombëtare nën një komandë të përbashkët, profesionale dhe neutrale, nën autoritet civil”, shkroi Menfi në rrjetin social amerikan X.

Ai tha se Libisë i nevojitet “një institucion ushtarak që qëndron larg politikës, armët e të cilit përdoren për mbrojtjen e kufijve, ruajtjen e burimeve, luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e autoriteteve kushtetuese qeverisëse dhe konsolidimin e sistemit demokratik dhe sovranitetit shtetëror”.

Menfi paralajmëroi se ekzistenca e përfaqësimeve të shumta ushtarake në Libi “na vendos përballë një përgjegjësie kombëtare që nuk mund të tolerojë shtyrje të mëtejshme”.

Libia ka mbetur prej vitesh e ndarë politikisht mes administratave rivale në lindje dhe perëndim të vendit, ndërsa përpjekjet e përsëritura për organizimin e zgjedhjeve mbarëkombëtare kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi bazën kushtetuese dhe kriteret e pranueshmërisë së kandidatëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër