Berlin, 02 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri i ri i Hungarisë, Peter Magyar do të zhvillojë sot vizitën e tij të parë në Berlin, pak më shumë se tre javë pas marrjes së detyrës.
Kancelari Friedrich Merz do ta presë atë me nderime ushtarake jashtë Kancelarisë në mesditë, e më pas do të zhvillojë bisedime dhe një konferencë për shtyp.
Politika dhe mbështetja evropiane për Ukrainën pritet të zënë një vend të spikatur në agjendë.
Politikani 45-vjeçar, Magyar, siguroi shumicën prej dy të tretash me Partinë e tij të qendrës së djathtë “Tisza” në zgjedhjet parlamentare hungareze në prill, duke rrëzuar populistin e krahut të djathtë Viktor Orban, pas 16 vitesh në pushtet.
Qeveria e Orban ishin përballur me kritika të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian për prapambetjen demokratike dhe shqetësimet për shtetin e së drejtës.
Magyar është zotuar për reforma të gjera politike dhe një drejtim të ri për vendin.
Kryeministri i ri i Hungarisë kreu vizitat e tij të para në Poloni dhe Austri, menjëherë pas marrjes së detyrës.
Javën e kaluar ai ishte në Bruksel për bisedime me udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s, si dhe me qeverinë belge.
