Prishtinë, 18 tetor Zhurnal.mk – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar pas raportimeve të ditëve të fundit për arrestime të personave zyrtarë, duke thënë se ato kanë krijuar konfuzion në publik dhe pasiguri juridike.
Përmes një komunikate, kjo zyrë u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që për çështjet që lidhen me punën dhe veprimet e Prokurorit të Shtetit të bazohen vetëm në informacione zyrtare dhe të konfirmuara nga institucioni.
Po ashtu, ka kërkuar që të shmangen informacionet që nuk janë zyrtare dhe të konfirmuara.
Kryeprokurori i Shtetit ka siguruar qytetarët se institucioni do të trajtojë çdo rast penal në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë.
“Në lidhje me këtë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit bën thirrje që për çështjet që ndërlidhen me punën dhe veprimet e Prokurorit të Shtetit të bazoheni vetëm në informacione zyrtare dhe të konfirmuara nga vetë institucioni, si dhe të shmangni çdo informacion tjetër që nuk është zyrtar dhe i konfirmuar. Kryeprokurori i Shtetit siguron qytetarët e vendit se do të kujdeset që institucioni i Prokurorit të Shtetit të trajtojë çdo rast penal në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë”, thuhet në njoftim.
