Tiranë, 18 tetor Zhurnal.mk – Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nisur largimin e gurëve nga trotuaret e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pas pesë ditësh protestash të dhunshme në kryeqytet.
Për pastrimin e zonës, fillimisht është përdorur një eskavator për të larguar gurët, ndërsa më pas punonjësit kanë vijuar punën duke i mbledhur dhe larguar ata një nga një.
Gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë, gurët u përdorën si mjete sulmi, në incidente të dhunshme të regjistruara para Kryeministrisë dhe në zona të tjera të Tiranës.
Largimi i tyre synon rikthimin e hapësirave publike në gjendjen e mëparshme, pas ditëve të tensionuara që kanë shoqëruar protestat në kryeqytet.
