Kryeprokurori Saveski priti në takim shefin e OSBE, ambasadorin Val

Nga Xh M
495 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 mars – Në takimin e parë zyrtar pas emërimit të tij, prokurori publik Nenad Saveski dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilian Val, biseduan për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për Prokurorinë Publike, si dhe për nevojën e një buxheti të përshtatshëm për luftë efikase kundër korrupsionit, njoftojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për të gjitha mundësitë dhe drejtimet në të cilat kjo mbështetje duhet të vazhdojë në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet prokuroria në aspektin e burimeve dhe kornizës ligjore. Saveski dhe Val diskutuan gjithashtu për financimin dhe nevojën për një buxhet adekuat për luftë efikase kundër korrupsionit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Siç shtohet më tej, në takim është rënë dakord që së shpejti të caktohet një prokuror publik i ngarkuar për të ndjekur rastet e veprave penale të kryera nga urrejtja në të gjithë territorin e vendit, sipas modelit të pikës së kontaktit që tashmë funksionon në Prokurorinë Themelore Publike Shkup.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër