U raportua se Irani ka rrëzuar një avion amerikan, reagon Komanda Qendrore e SHBA

Nga Xh M
412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Komanda Qendrore e SHBA-së ka mohuar pretendimet se një nga avionët e saj luftarakë është rrëzuar nga Irani.

Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) tha se një avion amerikan F/A-18 është goditur mbi qytetin iranian Çabahar, “duke përdorur sisteme të reja të përparuara të mbrojtjes ajrore”.

Menjëherë pas kësaj, Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në platformën X deklaroi se Irani po dezinformon dhe se asnjë avion amerikan nuk është rrëzuar.

“Fushata e dezinformimit nga regjimi iranian është e përhapur. Gënjeshtrat për rrëzimin e një avioni amerikan nga Irani kanë qarkulluar disa herë në platforma të ndryshme duke përdorur imazhe të rreme ose mashtruese. Për të qenë të qartë: Asnjë avion luftarak amerikan nuk është rrëzuar nga Irani”, ka shkruar ajo në platformën X.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër