Kryetari i Kuvendit thërret për më shumë përgjegjësi të institucioneve pas tragjedisë së Koçanit

Nga B.M
1,098 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 Mars, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka ftuar për më shumë përgjegjësi, drejtësi dhe ndërgjegje në çdo institucion vendor në vendim-marrje, gjatë një seance përkujtimore të mbajtur sot lidhur me tragjedinë e Koçanit të vitit të kaluar, kur nga zjarri në një lokal humbën jetën 63 të rinjë të vendit.

“Realizuam një seancë komemorative me rastin e njëvjetorit të tragjedisë së Koçanit, në të cilën përkujtuam dhe nderuam me dhimbje 63 të rinjtë që humbën jetën në natën tragjike të 16 marsit 2025 – një ngjarje që la plagë të thella në ndërgjegjen e gjithë shoqërisë sonë,” tha Gashi pas seancës.

Ai në fjalimin e tij tha se kjo tragjedi është edhe një “moment reflektimi për të gjithë ne dhe se kujtimi për jetët e humbura duhet të na shërbejë si thirrje për më shumë përgjegjësi, drejtësi dhe ndërgjegje në çdo institucion dhe në çdo vendimmarrje.”

“Ndonëse asnjë fjalë dhe asnjë gjest nuk e zbeh dhimbjen e tyre, në emër të institucioneve dhe të gjithë qytetarëve, shpreha respektin dhe solidaritetin më të thellë për familjet e viktimave. Dhimbja e tyre mbetet dhimbja e të gjithë neve,” tha Gashi pas fjalimit të tij në Kuvend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër