Tiranë, 12 Mars, Zhurnal.mk – Ambasada gjermane reagoi sot pas votimit në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, tashme të shkarkuar nga postet qeveritare.
Sipas ambasadës, përparimi i Shqipërisë në rrugën për hyrje në Bashkim Evropian mbetet i lidhur ngushtë me betejën ndaj korrupcionit, përshirë ne rastet e zyrarëve të lartë.
” Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces”, thuhet në komunikatën e ambasadës gjermane.
Në seancën e sotme të kuvendit të Shqipërisë, nga 128 deputetë prezent në seancë, nga 140 sa ka kuvendi, 82 votuan Kundër kërkesës së SPAK-ut, 47 Për, e 7 nuk votuan.
Balluku ka aktakuzë të ngritut nga SPAK për shkelje rregullash në dy tenderë në sektorin e ndërtimit dhe për hetimet në zhvillim e sipër edhe për disa tenderë të tjerë në të njëjtin sektor.
Pas presioneve disa muajshe të opozitës, Rama e largoi nga qeveria Ballukun, por megjithatë ai the partia e tij po e mbrojnë atë nga prokuroria duke mos ia hequr imunitetin parlamentar.
