Shkup, 5 mars, Zhurnal.mk – Kryetarja e Maqedonisë së Veriut sot e ka ngritur rreptë zërin e saj protestues kundër dhunë ndaj gruas, e cila sipas shifrave të prezantuar është në rritje, ndërkohë që kritikoi rreptë institucionet përkatëse për mospunë në parandalimin e dhunë dhe rasteve tragjike si pasojë.
Sipas Gordana Siljanovska-Davkova, parandalimi institucional i dhunës ndaj gruas ka pësuar një “disfatë”, duke pasur parasysh faktin se katër raste të femicidit janë regjistruar tashmë në dy muajt e parë të vitit 2026, ndërkohë që sipas të dhënave të prezantuara nga ajo në seancën plenare nëkuvendit vendor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, gjatë vitit 2025 ka pasur 4.745 raportime për dhunë në familje dhe gjashtë vrasje, shkruan Zhurnal.mk.
“”Është e frikshme që çdo 8 Mars, të numërosh viktima të reja, të paraqesësh statistikat më të fundit, të debatosh politika, të miratosh strategji, duke vënë në dukje të njëjtat probleme, duke paraqitur statistika brutale, duke propozuar masa dhe aktivitete të propozuara më parë, por të pamarra. Dhe këtë 8 Mars, menjëherë pas vdekjeve të pakuptueshme të Ivanës dhe Katjas, është e vështirë për mua ta përjetoj si Ditën e Gruas! Simbolika e festës është humbur në errësirën e realitetit mizor, të pakuptueshëm dhe të papranueshëm”, tha kryetarja e vendit.
“Çfarë ndodhi me detyrimin kushtetues për kujdes dhe mbrojtje të veçantë të familjes?”, pyeti Siljanovska-Davkova me që proteste.
Siljanovska-Davkova tha se pika kyçe është raportimi i dhunës. Ajo thotë se nëse një grua nuk merr mbështetje nga institucionet, por has zyrtarë për të cilët dhuna është pjesë e komunitetit, ajo do të dyshojë në sistem dhe do të vazhdojë të vuajë.
Oficerët e policisë të trajnuar, punonjësit socialë dhe gjyqtarët, sipas kryetares, mund të jenë ose shpëtimtarë aktivë ose bashkëpunëtorë pasivë në krim.
Ajo poashtu tha se se nuk mjafton thjesht të parashikohet krimi i femicidit në Kodin Penal nëse krimet shpesh riklasifikohen ose nëse jepen dënime me kusht në vend të sanksioneve më të larta.
Siljanovska-Davkova pyet pse sundimi i ligjit shpesh transformohet në sundimin e burrave të dhunshëm dhe sa kohë do të duhet për të ndryshuar ligjet në vend që të ndëshkohen ata që nuk i zbatojnë ato.
Në fund, kryettarja e vendit tha se gratë nuk presin trimëri të përkohshme me buqeta dhe trëndafila që vyshken shpejt, por siguri të qëndrueshme përmes një sistemi funksional në të cilin do të mbrohet dinjiteti i çdo gruaje.
Rasti më i fundit, në të cilin institucionet dhe autoritetet vendore përkatëse dështuan për të parandaluar rast tragjik, është ai i para pak ditëve në komunën e Karposhit, kur një nënë me fëmijën e saj u hodhën nga ballkoni dhe humbën jetën në vetëvrasje.
Kryetarja Siljanovska-Davkova kritikon rreptë institucionet për dështim përballë dhunës në rritje ndaj gruas
874
Artikulli i mëparshëm
