Kasami pret Rektorin e Universitetit Ballkanik, diskutohet bashkëpunimi në arsim

Nga D. V.
920 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 5 mars, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot në një takim rektorin e Universiteti Ballkanik, Lutfi Sunar, ku është biseduar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta akademike.

Sipas njoftimit të Komunës, gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit institucional në funksion të zhvillimit të arsimit cilësor, si dhe për mundësitë që ky bashkëpunim të konkretizohet përmes iniciativave dhe projekteve të reja në të ardhmen.

Kryetari Kasami theksoi se takime të tilla janë të rëndësishme për forcimin e lidhjeve mes institucioneve dhe për krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

Nga ana tjetër, u vlerësua se bashkëpunimi mes institucioneve lokale dhe universiteteve mund të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve akademike dhe në avancimin e arsimit në rajon.

Takimi u konsiderua si një hap drejt thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe nxitjes së projekteve që do të jenë në dobi të komunitetit akademik dhe qytetarëve, transmeton Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër