Kurti: Kosova është e gatshme të jetë aleate industriale e Gjermanisë

Nga B.M
611 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këln, 11 maj, Zhurnal.mk – Kosova ka marrë pjesë për herë të parë si vend partner në konferencën ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026”, e cila zhvillohet në Këln.

Në këtë ngjarje, ku janë liderë të industrisë gjermane, përfaqësues të kompanive evropiane, ekspertë të teknologjisë, investitorë nga vende të ndryshme, po marrin pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministrja e Industrisë Mimoza Kusari-Lila e kompani të shumta, shkruan Zëri.

Në hapjen e konferencës kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, duke theksuar potencialin ekonomik të vendit dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit në industri, energji, teknologji dhe inovacion.

“Kosova po shndërrohet në një vend tërheqës për investime falë popullsisë së re, fuqisë punëtore të kualifikuar dhe zhvillimit të sektorit digjital”, deklaroi Kurti, duke shtuar se lidhjet e forta me Gjermaninë dhe diaspora kosovare përbëjnë një urë të rëndësishme bashkëpunimi mes dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër