Kurti mbajti takim me drejtuesit e qendrave të LVV-së, diskutojnë edhe rezultatin e zgjedhjeve

Nga admin
565 e lexuar
A+A-
Rivendos

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, bashkë me Sekretarin Organizativ, Alim Rama dhe Koordinatorin e Qendrave, Salih Zyba kanë mbledhur një ditë më parë drejtuesit e qendrave të kësaj partie  e ku thuhet të kenë diskutuar për por situatën politike në vend por edhe për rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 2025-ës.

Teksa njoftuan për takimin u tha se ata janë të “përkushtuar ndaj organizimit të brendshëm demokratik, përfaqësimit të denjë të qytetarëve dhe realizimit të programit tonë qeverisës në shërbim të Republikës”

Shkrimi i plot:

Mbledhja me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Dje, në zyrën tonë qendrore, u mbajt mbledhja e përbashkët me drejtuesit e qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Kjo ishte mbledhja e parë me qendrat pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe përmbylljes së cikleve zgjedhore lokale, si vazhdim i organizimit dhe angazhimit tonë në terren.

Në mbledhje ishin të pranishëm Kryeministri, njëherazi Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Sekretari Organizativ, Alim Rama, si dhe Koordinatori i Qendrave, Salih Zyba.

Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për situatën aktuale politike në vend dhe për fushatën tonë zgjedhore të suksesshme, e cila u kurorëzua me mbështetje qytetare prej 51.10% dhe 57 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, u trajtuan çështje që lidhen me procesin e certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve të reja.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe aspektit organizativ të Lëvizjes, funksionimit dhe organizimit nëpër qendra, si dhe çështjeve të tjera të rëndësishme për forcimin e mëtejmë të strukturave tona.

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar ndaj organizimit të brendshëm demokratik, përfaqësimit të denjë të qytetarëve dhe realizimit të programit tonë qeverisës në shërbim të Republikës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër