Kush fitonte më shumë në Jugosllavi? Nuk ishin as menaxherë, as politikanë

Nga Xh M
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lubljanë, 25 gusht Zhurnal.mk – Një pronar privat i një biznesi hotelerie kishte deklaruar të ardhura prej 171 milionë dinarësh, ndërsa një këngëtar nga Beogradi kishte fituar 142 milionë.

Sot, kur flitet për profesionet me të ardhurat më të larta, ndër të parat përmenden ekspertët e IT-së, menaxherët e kompanive të mëdha, bankierët, sipërmarrësit apo mjekët specialistë.

Megjithatë, para më shumë se tre dekadash, situata ishte krejt ndryshe, shkruan Avaz.ba.

Të dhënat për të ardhurat e deklaruara në Jugosllavi për vitin 1988 tregojnë se personat me të ardhurat më të larta nuk ishin politikanë apo drejtorë të ndërmarrjeve të mëdha shtetërore. Në krye të listës ishin pronarë privatë të bizneseve të hotelerisë, këngëtarë të muzikës popullore, përfaqësues të shitjeve, përfaqësues të kompanive të huaja, futbollistë, artistë, gazetarë dhe profesorë universitarë.

Rekordmeni absolut ishte një pronar privat i një biznesi hotelerie nga Shkupi, i cili në vitin 1988 deklaroi të ardhura prej 171 milionë dinarësh.

Kush fitonte më shumë në atë kohë?

Sipas të dhënave të publikuara në fillim të vitit 1989, bazuar në evidencat tatimore të asaj kohe, ndër qytetarët me të ardhurat më të larta kishte persona nga profesione të ndryshme.

Në Shkup, në krye të listës ishte një pronar privat i biznesit të hotelerisë, me të ardhura të deklaruara prej 171 milionë dinarësh në vitin 1988.

Në Beograd, të ardhurat më të larta i kishte deklaruar një këngëtar i muzikës popullore, i cili gjatë atij viti kishte fituar 142 milionë dinarë.

Në Zagreb, vendin e parë e zinte një përfaqësues shitjesh, me të ardhura të deklaruara prej 61 milionë dinarësh.

Ndërsa në Lubjanë, të ardhurat më të larta i kishte një skulptor akademik, i cili kishte deklaruar 28 milionë dinarë.

Në atë kohë nuk ishin publikuar të dhëna për Sarajevën që do të mundësonin një krahasim të njëjtë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër