Prishtinë, 25 gusht Zhurnal.mk – Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka thënë se partia e tij e ka shumë të vështirë të performojë në mënyrë të duhur në një koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.I ftuar në emisionin Paradoks me Vehbi Kajtazin, Sadiku ka thënë se ai personalisht është kundër një marrëveshje qeverisëse mes LDK-së e LVV-së.
Megjithatë, përkundër qëndrimit të tij personal, Sadiku ka deklaruar se nuk do të dalë kundër vendimeve të partisë.“Unë personalisht si Ermal mendoj se në pushtet me Albin Kurtin dhe me mënyrën se si ai e manipulon të vërtetën, popullizmin si e përdor është shumë vështirë për LDK me u rrit edhe nëse hyn në pushtet. Megjithatë nëse LDK vendos unë e përkrahi partinë teme, sepse nuk kam hy në parti për protagonizëm. Iu kam thënë se i përkrahi nëse shumica vendos, mirëpo mendimet e mia kam mi dhanë. Nuk mundemi me fitu në koalicion me ata. Duhet me i tregu popullit se çfarë është duke ndodhur nuk është mirë, dhe me iu tregu se çka mundemi ne me bo ma mirë”, ka thënë mes të tjerash Sadiku.
Ai ka thënë se për 20 vjet, Kurti ka arritur ta bindë popullin me tregimet e tij, e të cilat pas ardhjes në pushtet nuk janë realizuar asnjëra.
