MPB-ja ndër më transparentet, përmbush 75,90% të treguesve të hapjes në vitin 2026

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 tetor, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme shënon përmirësim në hulumtimin më të ri të Fondacionit „Metamorfozis“ – „Vlerësimi i qeverisjes së mirë të pushtetit ekzekutiv në Maqedoninë e Veriut dhe rajon përmes Indeksit të hapjes 2026“, i realizuar në bazë të matjeve për vitin 2025.

Sipas rezultateve të publikuara, MPB-ja ka arritur 75,90% përmbushje të treguesve të hapjes, që paraqet rritje krahasuar me matjen e mëparshme, kur rezultati ishte 73,3%.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, veçanërisht dallohen rezultatet në disa fusha të rëndësishme:

100% përmbushje e treguesve të integritetit – fushë që përfshin mekanizmat për sjellje etike, parandalimin e konfliktit të interesit dhe përgjegjësinë institucionale.

100% përmbushje e katër treguesve të vlerësuar të efikasitetit – të lidhur me planifikimin strategjik, raportimin dhe monitorimin e funksionimit institucional.

75,90% hapje e përgjithshme – rezultat me të cilin MPB-ja renditet në vendin e dytë ndër ministritë e përfshira në hulumtim.

Gjithashtu, në fushën e transparencës, MPB-ja ka arritur 72,46% përmbushje të treguesve, duke u renditur ndër ministritë me rezultate më të larta në këtë kategori.

Këto të dhëna janë një tregues i rëndësishëm i zbatimit të standardeve të hapjes, llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë, por edhe një nxitje për përmirësimin e mëtejshëm të qasjes në informacione dhe të komunikimit me qytetarët.

“Këto rezultate dëshmojnë përkushtimin e udhëheqësisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndërtimin e një institucioni më të hapur, më llogaridhënës dhe më transparent. Lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit nuk nënkupton vetëm veprim vendimtar të policisë, por edhe punë të përgjegjshme, të ndershme dhe transparente të vetë Ministrisë. Pikërisht për këtë arsye, ne vazhdojmë me të njëjtin përkushtim – për një institucion tek i cili qytetarët do të kenë besim dhe ku ligjet dhe përgjegjësia do të vlejnë njësoj për të gjithë. Hapja dhe transparenca janë detyrim i përditshëm i institucioneve ndaj qytetarëve”, theksohet në kumtesën e MPB-së. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër