Kuvendi përgatit kutinë e votimit për president

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kuvendi ka përgatitur kutinë e votimit për procesin e zgjedhjes së presidentit të shtetit. Përgatitjet janë bërë në sallën plenare, ku deputetët pritet të votojnë për kandidatin për president sipas procedurave parlamentare.

Sipas rregullores, votimi për zgjedhjen e presidentit zhvillohet në mënyrë të fshehtë, ndërsa deputetët votojnë duke hedhur fletëvotimet në kutinë e votimit të përgatitur nga shërbimet e Kuvendit.

Procesi i votimit pritet të zhvillohet gjatë seancës plenare, ku për zgjedhjen e presidentit nevojitet shumica e votave të deputetëve. Rezultati i votimit do të shpallet pas përfundimit të procesit dhe numërimit të votave.

artikuj të ndërlidhura