Kosova pritet të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme pasi zgjedhja e Kryetarit dështoi

Nga Xh M
974 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 05 Mars 2026, Zhurnal.mk – Kosova sipas të gjitha gjasëve do të duhet të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare përsëri , të cilat do të jenë të tretat që nga viti i kaluar, pasi që Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e Dhjetorit sonte dështoi që të zgjedhë Kryetarin e ri për shkak të mungesës së kompromisit midis partive politike parlamentare shqiptare që shkaktoi mungesë quorumi të nevojshëm për votim, shkruan Zhurnal.mk.

Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e saj partnere kanë 66 ligjvënës në Kuvend dhe atyre u munguan 14 për të arritur kuorumin prej 80 që votimi të zhvillohej.

Në seancën urgjente ishin të pranishëm 66 ligjvënës të partive në pushtet, ndërsa të tjerët refuzuan që të merrnin pjesë për shkak të refuzimit të Kurtit për kompromis për një kandidat konsensual.

Tre partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, janë kundër që Lëvizja Vetëvendosjeje (LVV) të ketë anëtarin e saj në postin më të lartë të vendit dhe ato propozuan kandidatët e tyre për shkak të mungesës së marrëveshjes.

LVV e Kryeministrit Albin Kurti propozoi dy kandidatë për këtë pozitë, ministrin e saj të ri të punëve të jashtme Gllauk Konjufca dhe anëtaren e parlamentit Fatmire Kollçaku, por seanca dështoi pasi nuk kishte kuorum në organin prej 120 vendesh për një votim të suksesshëm.

Kryetarja në detyrë Vjosa Osmani, mandati i së cilës skadon pas 30 ditësh, nuk u kandidua nga asnjë parti parlamentare për rizgjedhje, as nga LVV e Kurtit për shkak të përçarjeve të fundit midis të dyve.

Për shkak të mungesës së kuorumit, Kryetarja e re e Parlamentit, Albulena Haxhiu (LVV), e mbylli seancën.

Sipas rregulave ekzistuese Kuvendi tash do té duhej të shpërndahet nga  vet Osmani. Rregullat kushtetuese thonë se në rast dështimi për të zgjedhur kryetarin (en), vendi do të duhet të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare brenda 45 ditëve, pra né muajin Prill.

Ndërkohë, shpërndarja e Kuvendit  dhe caktimi i datês së zgjedhjeve tê hershme edhe mund të marré kohê, meqë Haxhiu tha se LVV ka dërguar njê kërkesê në Gjykatën Kushtetuese për masë tê përkohshme për pezullim të afatit kushtetues lidhur me procedurën e zgjedhjes së Kryetarit të vendit , deri në publikimin e aktgjykimit përfundimtar.//Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër