Lafçiski nga Pentagoni përkushtim për sigurinë rajonale dhe globale

Nga Xh M
1,081 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 6 mars – Konfirmohet partneriteti dhe bashkëpunimi tridhjetëvjeçar mes Armatës së Maqedonisë së Veriut dhe forcave të armatosura të SHBA-ve. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral-major Sashko Lafçiski, në kuadër të vizitës së punës në Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar zëvendëskryetarin e Shefave të Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjeneralin Kristofer Mahoni.

Në takimin e realizuar në Pentagon, në Uashington, gjenerali Lafçiski theksoi përkushtimin e fortë të Ushtrisë ndaj sigurisë rajonale dhe globale përmes pjesëmarrjes së pjesëtarëve të Ushtrisë në operacione paqeruajtëse dhe aktivitete të NATO-s, duke theksuar pjesëmarrjen maqedonase në “Forëard Land Forces” në Republikën e Bullgarisë, Rumani dhe Republikën e Letonisë.

Gjenerali Lafçiski e informoi gjeneralin Mahoni edhe për procesin më të madh të modernizimit në historinë e Ushtrisë, duke përfshirë pajisjen me automjete të reja të lehta të blinduara, obusë modernë dhe armatim e pajisje të tjera bashkëkohore.

U theksua gjithashtu edhe stërvitja e ardhshme “Blesok 26” si prioritet i lartë kombëtar, me të cilën pritet të vlerësohet gatishmëria luftarake e Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë.

Me këtë rast u vu në pah edhe rëndësia e poligonit ushtarak “Krivollak”, si kapacitet strategjik që mundëson stërvitje në shkallë të gjerë. Në kuadër të takimit u diskutua edhe për sfidat dhe kërcënimet aktuale në nivel global, me theks të veçantë në përkeqësimin e situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, nevojën për përshtatje të vazhdueshme të kapaciteteve të Ushtrisë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar për përballimin e kërcënimeve bashkëkohore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër