Lajm i mirë: Ulen çmimet e derivateve të naftës!

Sipas KRRE-së, ky vendim vjen si rezultat i uljes së kostos së operimit përmes depove, e cila nga 1.70 denarë për litër është zbritur në 1.20 denarë/litër.

Nga I Z
823 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 mars – Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka njoftuar se, për shkak të lëvizjeve në bursat botërore dhe me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve vendas, ka marrë vendim për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.41%.

Nga data 31.03.2026 (e martë), ora 00:01, çmimet maksimale të karburanteve do të jenë:
​Eurosuper BS-95: 84.00 denarë/litër (Ulet për 2.50 den)
​Eurosuper BS-98: 85.50 denarë/litër (Ulet për 3.00 den)
​Eurodizel (D-E V): 95.50 denarë/litër (Çmimi mbetet i panydryshuar)
​Vaj Ekstra i Lehtë (EL-1): 92.50 denarë/litër (Rritet për 0.50 den)
​Mazuti M-1 NS: 50.410 denarë/kg (Ulet për 0.663 den)
​Pse ndodhi ulja?
​Sipas KRRE-së, ky vendim vjen si rezultat i uljes së kostos së operimit përmes depove, e cila nga 1.70 denarë për litër është zbritur në 1.20 denarë/litër. Ky hap është ndërmarrë për të amortizuar ndikimin e çmimeve të larta botërore në tregun tonë dhe për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me karburante.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër