Laramania në koalicionin AKI, “hyn – dil haxhi Qamil” !

nga Redaksia

Shkup, 9 shtator – Koalicioni i partive opozitare shqiptare i cili udhëhiqej nga BDI-ja për zgjedhjet lokale të 19 tetorit e ka ndryshuar emrin nga “Fronti Europian” në “Aleanca Kombëtare për Integrim” (AKI). Por Fronti Evropian i cili ishte bashkuar në zgjedhjet e fundit parlamentare në këto zgjedhje nuk shkon me format të njëjtë. Nga një Front për Evropë mbet një “grup” i partive të cilët nuk e dinë vet se sa janë, sepse më shumë po dalin se sa po hyjnë në këtë grupim politik, shkruan “Zhurnal.mk”.

Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI, kishte nënshkruar marrëveshje me Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thacit, Partinë Populli të Zejd Rexhepit dhe Partinë Demokratike Evropiane të Arjanit Hoxha. Pas disa ditëve këtij fronti iu bashkuan edhe ASH nga krahu i Seles dhe dy parti turke dhe një dy rome.

Por, opozita aktuale shqiptare e ka humbur “rrugën në oborr” dhe së fundmi është ç’orientuar komplet. Ata fillimisht ishin nëntë parti të grupuara si forcë multietnike, e cila kishte për qëllim që t’i fitojë bindshëm zgjedhjet dhe të bëhet pjesë e qeverisë, por kjo nuk ndodhi. E në momentin kur u nda kulaçi politik, s’kishte më shpresë për partitë të cilat ishin futur në këtë koalicion jo për ideale por për interesa.

Kështu që dalë ngadalë filluan nga ky grupim të shkëputen partitë që vazhdimisht ishin kundër BDI-së. Menduh Thaçi i PDSH-së i tha lamtumirë koalicionit FE, ndërsa menjëherë pas tij nga ky koalicion u largua edhe Partia Demokratike e Turqve në Maqedoninë e Veriut, të cilët thanë se në zgjedhjet e ardhshme do të shkojnë si të pavarur. Thaçi me PDSH-në tha se nuk do të marr pjesë në këto zdhedhje.

Së fundmi “Zhurnal” mëson se pranë largimit është edhe partia e Ariantit Hoxhës, e cila duket se është nënçmuar dhe nuk ka marrë atë që ka pritur nga BDI-ja.

Pakënaqësitë brenda BDI-së janë shumë të mëdha pasi që kreu i saj Ahmeti ua ka dhënë postet kyçe ASH-së së Zijadin Selës dhe ASH-së së Taravrit. Ky i fundi vendosi të largohet nga qeveria, por kur u kthye në BDI i doli puna huq, sepse gjysma e partisë iu shkatërrua dhe deputetët i mbetën disa në qeveri e disa i mori me veti.

Njoftime për largim janë edhe nga ana e minoritetit romë dhe boshnjak. Në fakt një pjesë e boshnjakëve që moti janë me Izet Mexhitin, prej se ai ka qenë kryetar i Çairit.

Prandaj kjo laramani e partive politike në opozitën shqiptare tregon se sa në krizë janë ata dhe se duhet urgjentisht të shohin se çfarë do të ndryshojnë para se populli t’i dënojë për gabimet e njëpasnjëshme dhe moskoordinimin e tyre të mjaftueshëm.

Kjo është edhe një dëshmi se partitë që janë grumbulluar në këtë grupim tani të quajtur AKI, janë puro për interesa të ngushta të individëve dhe në asnjë mënyrë nuk kanë parime dhe principe të politikës së tyre të vazdhueshme.

Fronti Evropian ose tanimë Aleanca Kombëtare për Integrim nuk janë bashkuar në baza ideologjike, nuk i ka bashkuar programi, por janë bashkuar që të mbijetojnë dhe të jenë pjesë e Qeverisë.

Ahmeti kësaj radhe ka vendosur të bëj kompromis edhe me “djallin” vetëm e vetëm që të dalë triumfues, por ky çkoordinim dhe kjo formë e politikës “hyn e dil haxhi Qamil” tregon se dështimi është i pashmangshëm, shkruan “Zhurnal.mk”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More