Lëvizje në qeveri/ Emrat që pritet të ndryshohen

nga Xh M

CNA raportoi se kryeministri Edi Rama ka bërë gati një “shkartisje” të qeverisë së tij.

Pas vendimit, pa vendim të Gjykatës Kushtetuese, pritet që kryeministri Edi Rama të bëjë disa lëvizje në qeverinë e tij, ku do të duhet së pari të zëvendësojë postin e zëvendëskryeministrit, njëherësh Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Por jo vetëm kaq. Edi Rama pritet që të lëvizë disa nga ministritë kryesore në vend.

Ministrja e “Monopatinave”, Albana Koçiu, duket se nuk ka dhënë rezultatet e pritshme në detyrën e saj dhe pritet të largohet nga kjo detyrë.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili shtrëngoi fort kollaren kur shkoi ministër i Drejtësisë, pritet të largohet nga kjo detyrë për të marrë një detyrë tjetër.

Lëvizje të tjera të forta pritet të ketë në kabinetin Rama dhe një nga emrat më të përfolur që mund të marrë një post të rëndësishëm është Erald Jonuzaj, i cili pritet të marrë drejtimin e një nga ministrive më të rëndësishme në vend.

Ai është drejtori juridik i Kryeministrisë prej vitesh dhe pritet të prezantohet nga Rama si një anëtar i kabinetit të ri, kabinet që pritet të shpallet së afërmi nga kryeministri pas një mbledhjeje të asamblesë së Partisë Socialiste, e cila tashmë është bërë traditë në rastet e zhvillimeve dhe ndryshimeve që kryeministri bën në qeverinë e tij./

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More