Lloga: Propozim ligji për Ligjit për provimin e Jurisprudencës është dorëzuar në Kuvendin e RMV-së më 24 janar 2024

Nga admin
482 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 2 shkurt – Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka publikuar dokumente nga dorëzimi i projektligji për ndryshimin e Ligjit për Provimin e Jurisprudencës është dorëzuar në Kuvendin e RMV-së më 24 janar 2024. Lloga më tej shton se “Këtij veprimi i është paraprirë duke krijuar nga ana ime si Ministër i Drejtësisë edhe Komisionin i ri për dhënien e provimit të Jurisprudencës, ku në cdo provim, njëri nga dy profesorët ishte shqiptar – parakusht ky për zbatimin e ndryshimeve ligjore, përkatësisht që provimi të jepet edhe në gjuhën shqipe”, përcjellë Top24

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Provimin e Jurisprudencës është dorëzuar në Kuvendin e RMV-së më 24 janar 2024.

Këtij veprimi i është paraprirë duke krijuar nga ana ime si Ministër i Drejtësisë edhe Komisionin i ri për dhënien e provimit të Jurisprudencës, ku në cdo provim, njëri nga dy profesorët ishte shqiptar – parakusht ky për zbatimin e ndryshimeve ligjore, përkatësisht që provimi të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Fatkeqësisht, me ardhjen e Qeverisë VLEN–VMRO, propozimligji u tërhoq nga procedura parlamentare pa asnjë arsyetim, as nga Qeveria/Ministria e Drejtësisë dhe as nga Kryetari i Kuvendit dhe partneri qeveritar, z. Afrim Gashi.

Ky akt qyqar i kësaj qeverisjeje të dobët dëshmon edhe njëherë pafuqinë politike të një grumbulli partish që vetes i kanë vënë emrin VLEN, por që nuk vlejnë as pesë pare. Kjo situatë tregon thelbin e tyre: se nuk janë të zotë të hedhin asnjë hap në drejtim të zgjidhjes së problemeve, në asnjë fushë, bile as aty ku të tjerët ua kanë lënë materialet e gatshme mbi tavolinë.

Sot, studentët shqiptarë detyrohen t’u drejtohen institucioneve dhe titullarëve të këtyre institucioneve përmes peticionesh – si pasojë direkte e paaftësisë dhe pafuqisë së disa qeveritarëve shqiptarë të nënshtruar, por edhe si rezultat i veprimeve të disa politikanëve albanofobë maqedonas nga ZNAM dhe VMRO.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër