LSDM: Ligji për arsimin e lartë i dëmshëm për studentët

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 prill, Zhurnal.mk – Nga partia opozitare maqedonase, LSDM, thonë se nuk do ta mbështesin Ligjin për arsim të lartë. Sekretari i përgjithshëm i partisë Aleksandar Sasha Dimitrieviq tha se ligji do t’i përzë të rinjtë nga vendi dhe nuk sjellë asgjë të mirë për komunitetin akademik.

“Propozim-ligjin për arsim të lartë disa herë e kemi komentuar dhe ai është ligj me të cilin absolutisht do t’i përzë të rinjtë nga Maqedonia dhe ligji i cili absolutisht nuk sjellë asgjë të mirë për shoqërinë”.

“Gjatë ditëve të ardhshme do të kemi koordinim me grupin e deputetëve në të cilën do të marrim qëndrime më konkrete rreth ligjit”, tha Aleksandar Sasha Dimitrieviq, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.

artikuj të ndërlidhura