Rektorë dhe profesorë mbështesin Ligjin për arsimin e lartë, pavarësisht vërejtjeve

Nga B.M
218 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 prill, Zhurnal.mk – Pavarësisht kritikave dhe vërejtjeve të shprehura më herët, rektorë universitetesh, akademikë dhe profesorë kanë pranuar Ligjin për arsimin e lartë gjatë prezantimit të tij nga përfaqësuesit e qeverisë. Mbështetja e tyre u shpreh në forma të ndryshme, disa përmes deklaratave publike, ndërsa të tjerë përmes heshtjes.

Rektori i Universiteti Nënë Tereza, Bekim Fetaji, theksoi se institucioni që ai drejton e përshëndet iniciativën për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë, duke shtuar se universiteti ka paraqitur edhe propozime konkrete për përmirësimin e tre projektligjeve që lidhen me arsimin dhe kërkimin shkencor.

Nga ana tjetër, prorektori i Universiteti i Evropës Juglindore, Veland Ramadani, deklaroi se universiteti e mbështet fuqishëm çdo iniciativë që kontribuon në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë. Sipas tij, ligji përbën një mundësi të mirë për forcimin e sistemit arsimor dhe për harmonizimin e tij me standardet evropiane dhe globale.

Ndërkohë, rektorja e Universiteti Kirili dhe Metodi, Biljana Angellova, vlerësoi se ligji parashikon kritere më të larta për zgjedhjen dhe rizgjedhjen në tituj akademikë, çka sipas saj do të ndikojë në përmirësimin e rangimit ndërkombëtar të universiteteve. Ajo shtoi se me këtë ligj mbrohet autonomia universitare dhe për herë të parë vendoset planifikimi buxhetor pesëvjeçar, duke sjellë stabilitet më të madh në funksionimin e institucioneve.

Ligji për Arsim të Lartë pritet që së shpejti të kaloj në Qeveri e më pas të dërgohet në Kuvend për votim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër