LSH: Afrim Gashi, dikush po ta nxeh ujin avash-avash

Nga R.ZH
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 korrik, Zhurnal.mk – Lidhja Shqiptare, e udhëhequr nga Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, i cili u shpreh se “më mirë një ligj gjysmak për përfaqësim të drejtë dhe adekuat sesa të mos ketë ligj fare”, transmeton Zhurnal.mk.

“Lidhja Shqiptare” e cilëson këtë qëndrim si skandaloz, duke shtuar se edhe më shqetësues është fakti që, sipas saj, të njëjtin qëndrim e mbështesin edhe bashkëkryetarët e koalicionit VLEN.

Sipas partisë, është më e pranueshme që e drejta për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të mbetet e garantuar vetëm me Kushtetutë, sesa të miratohet një ligj me përmbajtjen e propozuar nga Qeveria.

Në reagim thuhet se projektligji nuk parashikon sanksione për moszbatimin e tij, nuk përmban mekanizma të qartë për implementim dhe, sipas Lidhjes Shqiptare, synon heqjen e kuotave etnike gjatë punësimit.

“Lidhja Shqiptare” vlerëson se një zgjidhje e tillë do të cenonte të drejtat e shqiptarëve dhe do ta linte përfaqësimin e tyre në institucionet shtetërore në varësi të vullnetit politik të qeverive të ardhshme.

“Ju nuk keni të drejtë të tregtoni të drejtat e shqiptarëve”, thuhet në reagim.

Në fund, Lidhja Shqiptare i drejtohet kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, me një mesazh politik, duke iu referuar alegorisë së bretkosës që ai kishte përdorur më herët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër