LSM paralajmëron protestë të madhe më 14 mars, kërkon pagë minimale 600 euro

Nga D. V.
920 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 mars, Zhurnal.mk – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka paralajmëruar një protestë të madhe të punëtorëve që do të mbahet më 14 mars në orën 12:05, duke theksuar se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe rritjen e pagave të tjera për 100 euro, transmeton Zhurnal.mk.

Vendimi për protestë vjen pasi në mbledhjen e fundit të Këshilli Ekonomiko-Social i Maqedonisë së Veriut sindikata u informua se paga minimale nga muaji mars do të rritet vetëm për 1.667 denarë, në përputhje me harmonizimin ligjor.

Përfaqësuesit e LSM-së reaguan ndaj këtij vendimi duke e braktisur mbledhjen, ndërsa theksuan se beteja për paga më të larta do të vazhdojë përmes protestave.

Nga sindikata paralajmërojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, mund të aktivizohet edhe vendimi për organizimin e një greve të përgjithshme në sektorin publik dhe privat.

Sipas tyre, qëllimi i protestës është të ushtrohet presion ndaj institucioneve për përmirësimin e standardit të jetesës së punëtorëve dhe rritjen e pagave në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër