Lukarevska drejtuar Serafimovskit: Qytetarët kanë të drejtë të dinë çfarë ushqim konsumojnë, pse e fshehni raportin për “skandalin e qumështit”

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shtator, Zhurnal.mk – Deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, në seancën e sotme për pyetje parlamentare i drejtoi pyetje ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave, Borçe Serafimovski, duke e ftuar të japë përgjigje kur opinioni do ta marrë raportin për “skandalin e qumështit”.

Lukarevska theksoi se në vend të transparencës dhe përgjegjësisë, për muaj me radhë qytetarët janë pa informacione për rezultatet e kontrolleve të produkteve të qumështit dhe mishit, edhe pse janë konstatuar devijime serioze mes përbërjes së deklaruar dhe cilësisë reale të një pjese të produkteve.

Ajo kërkoi nga ministri të thotë pse raporti ende nuk është publikuar dhe deri kur qytetarët do të presin përgjigje nëse ushqimi që blejnë është vërtet i sigurt dhe me cilësinë e deklaruar.

„Ju kujtohet për ‘skandalin e qumështit’ kur një gjë qëndronte në deklaratat e produkteve të qumështit, ndërsa cilësia e produkteve ishte tjetër. Dhe u hap në opinion temë se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Dhe për atë që ka ndodhur ende presim, ndërsa deri tani duhej të merrnim Raport nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Janë marrë 91 mostra nga qumështi, produktet e qumështit dhe produktet e mishit të thatë nga prodhimi vendor, si dhe nga importi, për të konstatuar nëse ajo që është shkruar në deklarata përputhet me cilësinë e produkteve. Në vend të 20% yndyrë qumështi, në disa produkte ka pasur 1% yndyrë qumështi dhe shumë vaj palme.

Drejtori aktual i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AHV), Oliver Milanov, në deklaratë për media pranoi se agjencia nuk i publikon firmat që kanë bërë këto keqpërdorime, duke u frikësuar nga padi dhe pasoja juridike.

Më 4 qershor të këtij viti, Milanov ka deklaruar se Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AHV) javën e ardhshme do t’i publikojë firmat që kanë bërë manipulime me deklarimin e produkteve të qumështit, ndërsa nga e hëna duhej të ishin gati edhe rezultatet e analizave të përpunimeve të mishit. Qershori ka kaluar prej kohësh, ministër.

Besoj se edhe ju, para së gjithash si njeri, e pastaj si ministër, dëshironi të sqarohet ky rast, të qetësohet opinioni, të mbrohemi nga konsumimi i ushqimit të pashëndetshëm“, tha Lukarevska.

Ajo theksoi se pa raportin nuk do të dihet nëse të njëjtin ushqim me cilësi të dobët e konsumojmë edhe sot dhe çfarë pasoja për shëndetin e qytetarëve mund të ketë kjo.

„Pres të më përgjigjeni kur më në fund do ta marrim Raportin nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari për këtë skandal të qumështit“, pyeti ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër