Maran nis aventurën kuqezi përballë Izraelit: Ata e bëjnë kundërshtarin të luajë keq

Nga Xh M
666 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri i sapo emëruar, Rolando Maran, i cili aventurën e tij kuqezi do ta nisë përballë Izraelit, ka folur para sfidës. Maran vlerësoi grupin e lojtarëve që ka në dispozicion, ndërsa shtoi se nuk do të jetë e thjeshtë pasi të gjithë janë të lodhur, pasi jemi në fudn të sezonit.

“Është e rëndësishme të theksoj që kam parë disponibilitet shumë të madh nga lojtarët. Nuk është e thjesht të luash në ndeshje të tilla. Lojtarët vijnë nga një fund sezoni i vështirë, stresues dhe shumë i gjatë. Janë treguar profesionistë të vërtetë. Kam shumë gjëra në mendje. E rëndësishme që të jetë skuadër funksionale, edhe nga aspekti fizik, cilët janë lojtarët me më shumë cilësi. Janë dy ndeshje që masin forcën dhe duhet të llogarisim lojtarët për të dyja ndeshjet. Kam parë disponibilitet të mirë, kjo ka rëndësi. Sigurisht duke shtuar edhe kurajon për të dalë në fushë dhe për të mirë ndeshje të mirë. Ky është elementi kryesor.

Ajo që është në fokus është që të jemi Shqipëri që kërkon të bëjë ndeshjen më të mirë të mundshme. Ka qenë e vështirë për të përkthyer çfarë kemi përgatitur për atë çfarë pritet në fushë. Ajo që kam parë dhe më ka pëlqyer, është dëshira dhe motivimi i lojtarëve. Do të shohim si do përkthehet në fushë. Nuk është e lehtë me Izraelin, i bën skuadrat e tjera të luajnë keq dhe të bën të vraposh pa top. Duhet të japim shumë intensitet dhe të mos krijojmë shumë hapësira për ta. Do jetë test i mirë dhe stimulues për lojtarët”, tha Maran.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër