Masa ndaj ish-kreut të SHISH, Gogu: Përgjegjësia politike u mor, u shkarkua nga detyra

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, reagoi sot në lidhje me masën “arrest shtëpie” ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Në një prononcim për mediet para Kuvendit, Gogu tha se përgjegjësia penale është individuale dhe se qeveria ka e ka marrë përgjegjësinë politike me vendimin për shkarkimin e saj nga drejtimi i SHISH.

“Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri derisa të ketë një drejtues përfundimtar. Përgjegjësia penale është individuale, individët kanë përballë proceseve”, u shpreh Gogu.

Sipas tij, qeveria e shkarkoi drejtuesin për shkak të akuzës dhe siguroi vazhdimësinë e institucionit.

“Për sa i përket se çfarë ka ndodhur në institucion duhet të presim të gjithë procesin. Përgjegjësia politike është kur ti merr drejtimin që institucioni të vazhdojë të bëjë punën”, theksoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër