Reforma territoriale, Këshilli Bashkiak i Përrenjasit votë unanime kundër bashkimit me Librazhdin

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Këshilli Bashkiak i Prrenjasit votoi sot në unanimitet kundër bashkimit me Bashkinë e Librazhdit.

Nga 17 anëtarët e pranishëm në mbledhjen e thirrur për t’u shprehur për Reformën Territoriale, 17 votuan kundër, pa asnjë kundërshtim.

Në këtë mbledhje gjithashtu u bë publik raporti i dëgjesave me qytetarët. Nga 400 qytetarë të pranishëm në konsultimet publike, 398 u shprehën kundër bashkimit me Librazhdin dhe 2 u shprehën pro.

Drafti i propozuar nga mazhoranca për reformën Administrativo-Territoriale parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes ose bashkimit të 15 bashkive ekzistuese me ato fqinje. Ndërkohë opozita e kundërshton ndarjen e re territoriale, duke e cilësuar procesin të njëanshëm.

Votimi i hartës së re territoriale në Kuvend është parashikuar në seancën plenare të datës 8 tetor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër