Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

Nga D. V.
578 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i Gjykatës së Lartë ka nisur procedurën për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara, lidhur me vendimin unifikues mbi masat e sigurimit personal.

Gjykata e Lartë njoftoi se qëllimi është të sigurohet një praktikë gjyqësore më e njëtrajtshme dhe në përputhje me standardet kushtetuese, ligjore dhe ato të Konventës Evropiane për kufizimin e lirisë personale.

“Ky vendim shënon gjithashtu ushtrimin për herë të parë, të kompetencës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, sipas nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale për ndryshimin e pjesshëm të një praktike të njësuar”, njoftoi Gjykata e Lartë.

Seanca publike do të zhvillohet në datën 9 prill 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër