Masat për fëmijët që shoqërohen nga policia, ministri Gogu: Shteti nuk i lë vetëm edhe kur ai ka gabuar

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, propozoi këtë të premte në Këshillin Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës katër masa për forcimin e garancive procedurale për të miturit që vijnë në kontakt me organet ligjzbatuese.

Propozimet janë:

– një formular të drejtash i shkruar në gjuhë të kuptueshme për fëmijët, që u jepet para marrjes në pyetje;

avokat pa vonesë për të miturin që merret në pyetje, sipas garancive që parashikon ligji;

– njoftim i hershëm i punonjësit të mbrojtjes së fëmijës;

– të dhëna të përbashkëta ndërinstitucionale për mënyrën si zbatohen këto garanci.

Ministri i paraqiti këto masa si pjesë të qasjes së qeverisë ndaj dhunës së javëve të fundit: “Protesta paqësore mbrohet. Dhuna ka përgjegjësi. Në këtë përgjigje, Ministria e Drejtësisë mban një pjesë të veçantë: fëmijën.”

Gogu bëri të ditur se projekti i Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë për të Miturit 2027–2030, i hartuar me asistencën teknike të UNICEF-it, është në konsultim publik deri më 22 nëntor. Ai propozoi që në konsultim të dëgjohen edhe vetë fëmijët, rreth 20 nëntorit, Ditës së të Drejtave të Fëmijës.

artikuj të ndërlidhura