“Mbani kokën lart”, Hoffenheimi ngushëllon yjet e Kosovës pas humbjes

Nga D. V.
336 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kombëtarja e Kosovës u mposht mbrëmë me rezultat minimal 1-0 në shtëpi nga Turqia në finale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.

Nga minuta e parë në këtë ndeshje u paraqitën edhe dy yjet e Hoffenheimit, Albian Hajdari dhe Fisnik Asllani.

Hajdari u detyrua të largohej nga fusha para kohës shkaku i një lëndimi të pësuar, ndërsa Fisnik Asllani pavarësisht paraqitjes së mirë, nuk ia doli të shënojë.

Pas përfundimit të ndeshjes tashmë ka reaguar edhe faqja zyrtare e klubit gjerman, e cila i ka ngushëlluar yjet e Kosovës për eliminimin e dhimbshëm.

“Mbani kokën lart, Albi, Fis dhe Leon. Edhe pse nuk funksionoi në fund, ju duhet të ndiheni krenar për paraqitjet tuaja në kualifikueset e Kupës së Botës. Dhe shërim të shpejtë Albi”, ka shkruar faqja e Hoffenheimit.

Vlen të theksohet që Hoffenheimi do të rikthehet sërish në aksion të shtunën, ku do të jenë nikoqir të Mainzit.

Mbetet të shihet nëse lëndimi i pësuar ndaj Turqisë nuk është edhe aq i rëndë, përndryshe, Hajdari dhe Asllani pritet të jenë titullar në këtë sfidë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër