Më shumë rehati në fluturim, por me çfarë kostoje? Shpallen pesë kompanitë ajrore më të mira

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kompania tajvaneze EVA Air kryeson renditjen e kompanive ajrore me klasin më të mirë Premium Economy në botë për vitin 2026, sipas çmimeve World Airline Awards të Skytrax, bazuar në anketat e pasagjerëve.

Kjo kategori ofron më shumë hapësirë për këmbët, sedilje më të gjera dhe shërbim të përmirësuar, duke u pozicionuar mes ekonomikes dhe klasës së biznesit.

Në vendin e parë, EVA Air vlerësohet për hapësirën mes sediljeve dhe komoditetin, ndërsa Emirates renditet e dyta, duke marrë vlerësime të larta për sediljet dhe ushqimin në bord.

Singapore Airlines zë vendin e tretë, me sedilje më të gjera dhe mbështetëse për këmbët, ndërsa Cathay Pacific renditet e katërta. Pesëshen më të mirë e plotëson Virgin Atlantic, e cila kombinon hapësirën shtesë me një përvojë më të pasur gjatë fluturimit.

artikuj të ndërlidhura