Erjon Vishkulli përballet me një sfidë të re shëndetësore, kërkon lutje dhe falënderon shqiptarët për mbështetjen

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Romë, 31 tetor Zhurnal.mk – Erjon Vishkulli ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale, ku ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në një periudhë të vështirë të jetës së tij.

Ai bëri të ditur se, pas një dhimbjeje të madhe, tani po përballet edhe me një sfidë tjetër shëndetësore që lidhet me shikimin e njërit sy.

Në mesazhin e tij, Vishkulli shpreh mirënjohje për miqtë, familjarët dhe shqiptarët nga vende të ndryshme të botës, të cilët e kanë mbështetur përmes telefonatave, mesazheve, fjalëve të ngrohta dhe lutjeve.

„Në një moment kur zemra ka nevojë për mbështetje, ju më treguat se nuk jam vetëm. Solidariteti, dashuria dhe respekti që më keni dhuruar kanë një vlerë të jashtëzakonshme për mua”, shkruan ai.

Vishkulli shpreh shpresën që edhe këtë sfidë ta kalojë me sukses, ndërsa falënderimin e tij e përmbyll me një mesazh besimi dhe mirënjohjeje:

„Dhe mbi të gjitha, falënderoj Zotin për forcën, për jetën dhe për shpresën që më jep çdo ditë. Zoti ju shpërbleftë secilin për dashurinë dhe mbështetjen tuaj! Mirënjohje pafund, u shtofshin shqiptarët e mirë”.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

artikuj të ndërlidhura