Menaxhimi i të dhënave gjeohapësinore në fokus të takimit Hoxha – Suma

nga Xh M

Shkup, 31 dhjetor – Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha realizoi një takim pune me drejtorin e Shërbimit për Sistemin Informativ, z. Jeton Suma, me çrrastë në fokus të takimit ishte menaxhimi i të dhënave gjeohapësinore për zonat e mbrojtura dhe mjedisin.

Gjatë diskutimeve, u ritheksua se mbrojtja e mjedisit përfaqëson një prioritet thelbësor institucional dhe se hartimi dhe zbatimi i politikave publike në këtë fushë duhet të realizohet në mënyrë rigoroze, në përputhje të plotë me ligjin.

“Në këtë kontekst, roli i drejtorisë së Shërbimit është thelbësor dhe strategjik, sepse kjo drejtori është përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave gjeohapësinore, si dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional me strukturat përkatëse brenda dhe jashtë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke e bërë këtë një prioritet të qartë institucional”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More