Tetovë, 8 mars – Kryetari i Partia Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka shtruar sonte iftar për anëtarësinë dhe strukturat e partisë, në kuadër të Ramazani.
Në këtë iftar morën pjesë anëtarë dhe përfaqësues të strukturave të ndryshme të partisë, të cilët në një atmosferë vëllazërore dhe respekti ndanë vlerat e solidaritetit, mirëkuptimit dhe bashkimit që simbolizon ky muaj i bekuar për besimtarët myslimanë.
Me këtë rast, kryetari Thaçi falënderoi të pranishmit për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në aktivitetet dhe forcimin e Partisë Demokratike Shqiptare, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta politike dhe shoqërore.
Ai theksoi se muaji i Ramazanit është një periudhë reflektimi, solidariteti dhe afrimi mes njerëzve, duke shërbyer njëkohësisht si motivim për të vazhduar punën dhe angazhimin në shërbim të qytetarëve.
