Privohen nga liria 23 shoferë, 11 pa patentë

Nga Xh M
1,270 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 mars – Policia ka arrestuar gjithsej 23 shoferë në gjithë territorin e vendit për vozitje të rrezikshme. Prej tyre, 11 janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi, ndërsa njëri prej tyre ishte i mitur.

Sipas njoftimit të MPB-së, nëntë persona janë ndaluar për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, ndërsa tre të tjerë kanë drejtuar automjet edhe pse kishin ndalesë aktive për vozitje.

Numri më i madh i shoferëve të arrestuar është në zonën e SPB Tetovë – shtatë persona, në zonën e SPB Kumanovë – pesë, nga tre në zonat e SPB Shkup dhe SPB Shtip, nga dy në SPB Veles dhe SPB Manastir, ndërsa një në zonën e SPB Strumicë.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.

Nga MPB apelojnë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe ligjet e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa patentë shoferi, nëse kanë ndalesë për vozitje apo nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër