Mëngjes i nxhetë me zjarre: 23 zjarre në 24 orë, ende aktiv zjarri në Makedonski Brod

Nga D. V.
567 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ka evidentuar gjithsej 23 zjarre në ambiente të hapura në territorin e vendit.

Prej tyre, një zjarr vazhdon të jetë aktiv, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa 20 të tjerë janë shuar plotësisht.

Aktiv mbetet zjarri në lokalitetin “Stojanova Naselba”, në territorin e fshatit Greshnicë, Komuna e Makedonski Brodit, ku po digjen bimësi e ulët, shkurre dhe pyll i degraduar.

Nën kontroll janë zjarri në deponinë e Dellçevës dhe ai në fshatin Patalishtë të Gostivarit, ku flakët kanë përfshirë bimësi të ulët dhe pyll me drunj të ulët.

Gjatë 24 orëve të fundit janë lokalizuar dhe shuar zjarre në disa lokacione në mbarë vendin. Ndërhyrje ka pasur në komunat Bosillovë, Vallandovë, Bogdanc, Gostivar, Zhelinë, Bërvenicë, Gazi Babë, Negotinë, Saraj, Karbinc, Shtip, Çeshinovë-Obleshevë, Novo Sellë, Krivogashtan, Strugë, Makedonski Brod, Kumanovë, Tetovë dhe Dollnen.

Në shumicën e rasteve është djegur bimësi e ulët, por zjarret kanë përfshirë edhe ara me kashtë, deponi, pyje të degraduara dhe të përziera, si dhe pyje me drunj të ulët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër