Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Disa pjesë të Shkupit sot do të mbeten pa ujë dhe energji elektrike për shkak të defekteve në rrjetin e ujësjellësit dhe punimeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” njoftojnë se pa ujë do të mbeten përdoruesit në rrugën “Vanço Mickov” në Karposh, si dhe në disa pjesë të rrugëve “Rajko Zhinzifov”, “Vladimir Polezhinovski”, “Stefan Jakimov-Dedov” dhe “Borka Talevski” në Qendër.
Ndërprerje të furnizimit me ujë do të ketë edhe për banorët e fshatit Moranë, në Komunën e Studeniçanit.
Në varësi të lokacionit, ndërprerjet do të fillojnë nga ora 08:00 ose 09:00 dhe do të zgjasin deri në mënjanimin e defekteve.
Ndërkohë, nga EVN Maqedoni bëjnë të ditur se nga ora 06:00 deri në 10:00 pa energji elektrike do të mbeten Kolonia, Idrizova dhe një pjesë e Jurumlerit, në Komunën e Gazi Babës.
Nga ora 08:30 deri në 12:30, furnizimi me energji elektrike do të ndërpritet në fshatrat Luboten, Lubancë, Rashtak dhe në një pjesë të Bullaçanit, në komunat Butel dhe Gazi Babë.
Institucionet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me ndërprerjet e paralajmëruara.
