Merz kundërshton borxhin e ri të BE-së ndërsa liderët diskutojnë buxhetin afatgjatë

Nga D. V.
428 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nikozia, 24 prill, Zhurnal.mk – Kancelari gjerman Friedrich Merz është shprehur kundër rritjes së borxhit, ndërsa liderët e Bashkimit Evropian po diskutojnë buxhetin afatgjatë të bllokut për periudhën 2028–2034 në një samit, në Qipro.

“Nga perspektiva gjermane, rritja e borxhit është e papranueshme, dhe gjithashtu janë të papranueshme edhe obligacionet evropiane në tregjet e kapitalit”, tha sot Merz, në Nikozia.

Pika kryesore e mosmarrëveshjes për buxhetin e ardhshëm afatgjatë, është mënyra se si do të financohen ambiciet e BE-së, përfshirë rritjen e konkurrueshmërisë së dobësuar të bllokut dhe përmirësimin e kapaciteteve të mbrojtjes, në një kohë kur shumë vende anëtare përballen me mungesë fondesh pas krizave të njëpasnjëshme.

“Unë u kam thënë tashmë kolegëve të mi, se do të duhet të vendosim prioritete të reja, që do të thotë se, do të duhet të ulim shpenzimet në disa fusha”, deklaroi Merz, i cili drejton ekonominë më të madhe të Evropës.

Sipas tij, shumë vende të BE-së ndajnë të njëjtin qëndrim: “Evropa duhet të jetojë me mjetet që ka”, tha Merz.

Pas konsultimeve për buxhetin e BE-së, liderët pritet të takohen sot pasdite me përfaqësues nga Egjipti, Jordania, Libani dhe Siria për të diskutuar sfidat e përbashkëta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër